Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Sport

FORMACIONI/ Si luan Sylvinho në Serbi, balotazh për disa pozicione

8 Tetor, 11:00| Përditesimi: 8 Tetor, 11:13

  • Share

Edhe pse Kombëtarja ka zhvilluar vetëm dy stërvitje para ndeshjes kundër Serbisë, trajneri Sylvinho nuk pritet të ndryshojë shumë nga paraqitjet e fundit, duke dashur që ekipi në fushë mos dalë nga detyrat taktike.

Më 11 tetor në orën 20:45 kuqezinjtë përballen kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit, ndërsa në fushë tanët duhet të përsërisin ndeshjen e Tiranës më 7 qershor, me serbët që kishin fatin me vete dhe nuk pësuan (0-0), duke mos harruar 11 metërshin e humbur nga Rey Manaj.

Me Ismajlin dhe Pajazitin që nuk u shfaqën në grumbullim për shkaqe dëmtimi, Sylvinho ka të gatshëm Klisman Caken dhe Nazmi Gripshin, por dyshja nuk pritet të marrë minuta, madje një prej tyre mund të jetë edhe në tribunë.

Në një formacion të mundshëm, bazuar në listën e futbollistëve të gatshëm dhe formën e tyre, Strakosha duket se nuk ka rival në portë.

Prapavija do përbëhet nga katër futbollistë. Hysaj mbrojtës i djathtë, ndërsa Ajeti dhe kapiteni Berat Gjimshiti në qendër, ndërsa Mario Mitaj në krahun e majtë.

Mesi i fushës duket se do përbëhet sërish me tre futbollistë. Shehu, Laçi dhe Asllani janë më të preferuar, por nuk përjashtohen ndryshime.

Sulmi me tre emra është 'thëmbra e Akilit'. Broja, nëse nuk do ketë probleme, duket se do jetë në krahun e djathtë, për t'i zënë vendin Jasir Asanit. Në të majtë Uzuni është në formë shumë të mirë, por në varësi të taktikës, në fushë mund të jenë edhe Hoxha ose Nedim Bajrami. Edhe në majën e sulmit ka balotazh mes Manajt dhe Dakut.

Formacioni i mundshëm

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?