Trajnerët Sylvinho dhe Koldo Alvarez kanë bërë publike formacionet zyrtare para ndeshjes Shqipëri - Andorra.
Trajneri i Kombëtares ka hedhur në fushë një formacion sulmues dhe skema e lojës do jetë (4-3-3). Nga ndeshja kundër Anglisë porta dhe mbrojtja nuk ndryshojnë, teksa mesi i fushës i përket Asllanit, Laçit dhe Julian Shehut (Widzew Lodz, Poloni). Ky i fundit për herë të parë është pjesë e ekipit dhe debuton me fanellën kuqezi. Në sulm Broja dhe Hoxha nga krahët, në mbështetje të Manajt.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Hoxha, Manaj. Trajner: Sylvinho
Andorra (4-5-1): Alvarez; Bora, Garcia, San Nicolas, Cervos; Babot, Rebes, Julian Rubio, Marc Garcia, Olivera; Rosas. Trajner: Koldo Alvarez
Lajmi kryesor:
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
S.Dh/ReportTv.al
