Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Formimi i qeverisë së re në Serbi/ Vuçiç do të propozoj sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër

6 Prill, 11:11| Përditesimi: 6 Prill, 11:16

  • Share

Serbi-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të propozojë sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë e Presidencës për mediat.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t'i propozojë Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore”, njoftoi Presidenca.

Afati për zgjedhjen e qeverisë së re në Asamblenë Kombëtare skadon më 18 prill në mesnatë.

Ndërkohë Vuçiç tha javën e kaluar se formimi i qeverisë së re ka si symim të kompensojë çdo gjë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve.

“Nuk kam dashur të kem ndikim vendimtar, përveçse u kam thënë se cilat janë detyrat e rëndësishme para qeverisë së ardhshme, çfarë duhet të bëjë ajo qeveri, sa duhet të bëjë, sa duhet të kompensohet gjithçka që kemi humbur në muajt e terrorit”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se “duhet ta kthejmë sigurinë në shtëpitë tona, fëmijët në shkolla dhe Serbinë duhet ta kthejmë në rrugën e suksesit dhe fitoreve që i kemi pasur të panumërta në vitet e kaluara”.

Autoritetet serbe janë përballur me në sërë protestash që nga nëntori i vitit të kaluar, kur shembja e një çatie në stacionin hekurudhor të Novi Sadit shkaktoi vdekjen e 15 personave. Shumë qytetarë e fajësojnë korrupsionin për këtë tragjedi, pasi Vuçiç kishte përuruar renovimet e stacionit në 2022.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe transparencë nga institucionet. Deri më tani, mbi dhjetë persona janë akuzuar për shembjen e çatisë.

Pasi protestat u masivizuan në të gjithë vendin, Kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqjen, çka detyroi partinë e Vuçic të shkojë drejt formimit të një qeverie të re.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?