Makinat e Aston Martin në F1

Formula 1/ Aston Martin me bilanc negativ, miliona euro humbje 

29 Shtator 2023, 16:06| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 16:07

  • Share

Skuderia e Aston Martin në Formula 1 ka deklaruar një humbje prej 53 milionë paundësh për sezonin 2022, një rritje prej gati 9 milionë paundësh nga defiçiti i përllogaritur një vit më parë.

Ekipi ka bërë një humbje të madhe pavarësisht xhirove më të mëdha në të ardhura, kjo nga sponsorizimet dhe paratë e ardhura nga markat e njohura. Për shkak të rritjes së kostove nga rregulloret e reja, edhe pse sponsorizimi u shtua me 32 milionë paund, sërish te Aston Martin janë me humbje për sezonin e shkuar.

Nga shifrat e bërë publike nga skuderia e Formula 1, ata gjeneruan 188 milionë paund në 2022, nga 150 milionë të një viti më parë. Kostoja e përgjithshme e shitjeve, një masë e asaj që ekipi në fakt shpenzoi për të shkuar në gara, u rrit në 152,046,000 paund nga 107,735,000 paund . Duke marrë parasysh shpenzimet administrative dhe të ardhurat e tjera si grantet qeveritare, që rezultuan në një humbje për vitin 2022 prej 52,915,000 paund , krahasuar me 43,332,000 paund në 2021.

Kostot e përgjithshme të stafit u renditën në 54,983,000 paund , një rritje prej rreth 10% në krahasim me vitin e kaluar. Grupi deklaroi një numër të përgjithshëm prej 504 personash të punësuar, me 81 persona në administratë dhe 423 të punësuar në "dizajn, prodhim dhe teknik", nga 401 në 2021, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të ekipit.

Sipas këtyre llogaritjeve, në sezonin e shkuar Aston Martin ishte me humbje prej 53 milionë paundësh, kjo edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në Silversone.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?