Red Bull me Max Verstappen dhe Sergio Perez po dominon këtë sezon në Formula 1, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarëve të Ferrarit dhe Marcedes për t'u afruar në renditje. Me diferencë të madhe nga ndjekësit, Verstappen është me një dorë te titulli i tretë kampion dhe i dyti radhazi, ndërsa për pilotin e "Kokëkuqes", Charles Leclerc dhe atë të Marcedes, Hamilton, skuderia britanike Red Bull do dominojë deri në 2026, atëherë kur do hyjnë në fuqi rregullat e reja në Formula 1.
"Nuk do të mjaftojë as një apo dy vite. Deri në vitin 2026, kur të ndryshojnë rregullat e garës, Red Bull do të dominojë e fitojë. Sa do që ne përpiqemi të rikuperojmë, ata janë më të shpejtë dhe kanë një avantazh shumë të madh ndaj nesh”, u shpreh Charles Leclerc, që u tërhoq nga gara e Holandës.
Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe kampioni i botës, Lewis Hamilton.
"Fakti që kanë një avantazh kaq të madh i jep mundësi Red Bull që të zhvillojnë më herët se ne makinën e ardhshme. Ne punojmë për të zhvilluar apo ngushtuar diferencat me ta, por duket e pamundur për sa kohë janë në fuqi këto rregulla. Charles ka të drejtë", tha Hamilton.