Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1 zhvilluar në pistën e Monza, suksesi i dytë sezonal për të. Një triumf i jashtëzakonshëm i pilotit monegask, që arriti të dalë i pari falë një strategjie më të mirë gomash, me vetëm një ndalesë.
Piloti i “kokëkuqes” e nisi garën nga vendi i katërt, por arriti ta fitojë atë falë menaxhimit më të mirë të gomave, duke lënë pas dy makinat McLaren, me Oscar Piastri (i dyti) që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris (i treti). Ky i fundit nuk arriti dot të triumfojë dhe pse e nisi garën nga “pole position”.
Një garë mjaft e mirë e makinës italiane, që arriti një fitore të madhe para tifozëve të saj. Ky është suksesi i shtatë në karrierë për Leclerc. Në vendin e katërt u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz, që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë.
Më pas, u klasifikua Leëws Hamilton me Mercedes, i pesti. Tjetër garë zhgënjyese për Red Bull, në vendin e gjashtë me Max Verstappen, ende në krizë e që humbet terren karshi Norris në renditjen e përgjithshme. Gjithsesi, holandezi është ende lider i botërorit të Formula 1, ndonëse makina e tij nuk bind më dhe nuk fiton prej 6 garash.
Renditja në Monza: