Makina Ferrari e Hamilton largohet me vinç pas aksidentit

Sport

Formula 1/ Ferrari përjeton dramën në Holandë, aksidentohen Hamilton e Leclerc! Piastri shpallet fitues, në pod Verstappen dhe i riu Hadjar

31 Gusht, 16:58| Përditesimi: 31 Gusht, 17:04

  • Share

HOLANDË - Çmimi i Madh i Holandës këtë të diel në Formula 1 ishte plot me surpriza. Në fund të 72 xhirove fitues u shpall Oscar Piastri (hera e nëntë këtë sezon), i cili ia doli ta dërgonte McLarenin e tij përtej finishit më shpejt se Max Verstappen (djali i shtëpisë) i Red Bull dhe i riu Isack Hadjar i Racing Bulls. Për këtë të fundit ky është podiumi i parë historik.

E diela ishte për t'u harruar për dy pilotët e Ferrarit, me Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc që nuk mundën ta mbyllnin garën. Shtatë herë kampioni i botës, Hamilton u dorëzuar pas vetëm 23 xhirove, kjo pasi një përplasje me murin anësor e bëri të pamundur që ai të vijonte.

Në xhiron e 53-të të njëjtin fat pësoi edhe shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc. Monegasku pati një kontakt me Kimi Antonellin dhe goma e pasme e djathtë doli jashtë funksionit; për t'i vënë 'kapakun' një sezoni që nisi me shumë pritshmëri dhe po mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme për 'Kokëkuqen' italiane.

McLaren mund të kishte shtuar më shumë pikë nëse Lando Norris do mund të përfundonte garën, aty ku gjatë gjithë kohës ishte në pozitën e dytë. Për fat të keq një problem me makinën bëri që ai të tërhiqej, duke "i falur" vendin e dytë Max Verstappenit dhe podiumin Hadjar.

Pas 15 garave të këtij sezoni është Oscar Piastri që mban kreun e klasifikimit, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Lando Norris. Pas tyre Max Verstappen. Për konstruktorë duket se McLaren është i pakapshëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?