Çmimi madh i “Silverston” në Angli u fitua nga Carlos Sainz i 'Ferrarit'. Piloti spanjoll i gëzohet çmimit të parë të fituar këtë sezon, duke e mbyllur garën në kohën 1 orë e 21 minuta e 20 sekonda. Në vendin e dytë, tre sekonda më vonë garën e mbylli Sergio Perrez, i cili mori dhe vnedin e dytë në renditjen për pilotët.
Meksikani i Red Bull, përfitoi nga hyrja në pistë e “Safety Car” dhe nga një gabim strategjik i skuderisë së Ferrarit, që vuri në pozita jo të favorshme pilotin Charles Leclerc, i cili udhëhiqte garën deri në 12 xhiro para fundit finishit. Monegasku e mbylli garën në vendin e katërt. Në vend të tretë në garën e madhe të Britanisë së Madhe u rendit i Leëis Hamilton. Shtatë herë kampioni i botës u rikthye në podium pas një sërë mungesash dhe i’u gëzua këtij rezultati në garën e ‘shtëpisë’. Kampioni i botës Max Verstappen e mbylli garën e tij në vendin e shtatë.
Gara e zhvilluar në Britaninë e Madhe do të mbahet mend edhe për një episodë drithërues në nisje të garës. Piloti i “Alpha Rome”, Guanyu Zhou, në metrat e para të garës, u godit nga piloti George Russell, ka humbur kontrollin e mjetit dhë është përmbysur duke dalë jashtë barrierave të pistës. gara u ndërpre për 15 minuta, ndërkohë të gjithë u shqetësuan për fatin e pilotit. Por drejtuesit e formula 1 bënë të ditur se piloti Guanyu Zhou ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është plotësisht i ndërgjejgjshëm. Në aksident u përfshinë pesë pilotë George Russell, Guanyu Zhou, Alexander Albon, Yuki Tsunoda dhe Esteban Ocon.
Pas garës së Britanisë së Madhe, Verstappen udhëheq me 181 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Sergio Perrez me 137 pikë, Sainz me 127 pikë dhe Leclerc me 125 pikë. Sa i takon renditjes së skuadrave, Red Bull udhëheq me 318 pikë, e ndjekur nga Ferrari me 252 pikë dhe në vend të tretë Mercedez me 192 pikë.
Gara e ardhshme do të zhvillohet më Austri më 8 korrik 2022.