Lewis Hamilton

Formula 1/ Hamilton: Na duhen gjashtë muaj historik për të kapur zhvillimin e Red Bull

27 Shtator 2023, 14:31| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 14:32

  • Share

Pas një fundjave zhgënjyese në Çmimin e Madh të Japonisë, ku Mercedes e gjeti veten të kishte vetëm makinën e katërt më të shpejtë, Hamilton është i vetëdijshëm se sa larg ka shkuar Red Bull-i tani.

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton ka kërkuar shpeshherë që Mercedes të rinovojë plotësisht qasjen konceptuale për shpejtësinë e makinës dhe tregon se nuk duhet të ketë turp nga pranimi i hendekut që duhet të mbyllet përpara fillimit të sezonit 2024 mes dy skuderive.

"Unë nuk e kam idenë se ku do të jetë makina vitin e ardhshëm, por ne jemi shumë larg. Duhet të shpresojmë që gjashtë muajt e ardhshëm të jenë gjashtë muajt më të mëdhenj të zhvillimit që na është dashur ndonjëherë për të mbyllur atë boshllëk dhe për t'u afruar me kryesuesit", tha britaniku për Sky.  

Me diferencat që janë të mëdha, Hamilton mendon se shembulli i McLaren, i cili ndryshoi qasjen e makinës për ta ndihmuar atë të dalë si rivali kryesor i Red Bull tani, është dëshmi e kapërcimit që mund të bëjë ekipi i tij.

"Dëshmitë janë aty te McLaren dhe ne nuk mund të mbyllim sytë ndaj kësaj, për të parë atë që ata kanë bërë dhe për të shkuar në atë drejtim. Ky është drejtimi. Por unë me të vërtetë besoj se skuadra ime mund ta bëjë këtë dhe ne kemi qenë gjithmonë të shkëlqyer në forcën e makinës. Thjesht, me mënyrën se si funksionon makina jonë aktualisht, shtimi i forcës poshtë nuk funksionon, thjesht e bën atë të mos ketë fuqinë e duhur", tha Hamilton.

Me Verstappen dhe Sergio Perez që janë në krye të renditjes dhe me Red Bullin që u shpall kampione për konstruktorë, duket se sezoni i ardhshëm do jetë ndryshe për ta, kjo me ndryshimet që pritet të ndodhin te Mercedes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?