Mercedes i Andrea Kimi Antonellit

Sport

Formula 1/ Italiani Antonelli në histori, i pari në kualifikueset e Sprint për Çmimin e Madh të Miamit

3 Maj, 08:24| Përditesimi: 3 Maj, 15:34

  • Share

MIAMI, SHBA - Italiani Andrea Kimi Antonelli merr pozicionin e parë në garën kualifikuese Sprint për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.

Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.

Fernando Alonso mbylli dhjetëshen e parë. Këto janë pesë rreshtat e para të startit për Garën Sprint, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 sipas kohës shqiptare.

Andrea Kimi Antonelli

18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikimet e një gare Sprint dhe jo në ato të Grand Prix me distancë të plotë.

Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoqi pistën e nisjes në një garë të Formula 1 pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India të pajisur me një motor... Mercedes.

Andrea Kimi Antonelli

Ora 15:30
Bota mahnitet nga piloti i Formula 1, Marca: Antonelli, Lamine Yamal i F1

Faximile e Marca


Pas afro 16 vitesh një pilot italian ka dalë i pari në provat e Formula 1, paçka se ato ishin pjesë e stërvitjeve të lira dhe jo zyrtare. Fjala është për Andrea Kimi Antonellin, 18-vjeçarin e Mercedes që ka marrë vëmendjen e medieve botërore.

Marca në Spanjë nuk i ka kursyer lëvdatat, aq sa e ka krahasuar me Lamine Yamal, yllin e Barcelonës. "Antonelli, Lamine Yamal i F1", shkruan Marca. "Talenti i Antonellit po bën përparim", thotë AS.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?