Christian Horner

Sport

Formula 1/ 'Krisje' te Red Bull, Christian Horner shkarkohet pas 20 vitesh! Mësohet drejtori i ri i përgjithshëm

9 Korrik, 11:46| Përditesimi: 9 Korrik, 11:48

  • Share

ANGLI - Christian Horner është shkarkuar menjëherë nga Red Bull pas 20 vitesh si drejtor i ekipit të Formula 1. Horner, 51 vjeç, ishte shefi më jetëgjatë i F1, pasi u bë drejtor i përgjithshëm gjatë themelimit të saj në vitin 2005.

Kjo lëvizje vjen një vit pas 'skandalit të mesazheve seksuale' që e përfshiu atë për shkak të mesazheve që me sa duket i dërgoi një punonjëseje.

Drejtori menaxhues i Red Bull, Oliver Mintzlaff: "Dëshirojmë të falënderojmë Christian Horner për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë 20 viteve të fundit. Me përkushtimin e tij të palodhur, përvojën, ekspertizën dhe mendimin inovativ, ai ka qenë i rëndësishëm në krijimin e Red Bull Racing si një nga ekipet më të suksesshme dhe tërheqëse në Formula 1. Faleminderit për gjithçka, Christian, edhe ti do të mbetesh përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së ekipit tonë", tha ai.

Laurent Mekies është emëruar drejtori i ri ekzekutiv i Red Bull, duke lënë pas detyrën te ekipi Racing Bulls, pjesë e Red Bull.

Alan Permane, i cili ishte Drejtor i Garave në skuadrën me seli në Faenza, merr përsipër detyrën e shefit të Racing Bulls.

Polemikat me Horner - Ai ka qenë subjekt i raporteve të shumta në muajt e fundit në lidhje me të ardhmen dhe autoritetin e tij brenda ekipit. Pasi u bënë akuza për jetën e tij private, Horner u tha se ishte nën presion nga qarqe të caktuara rreth ekipit, përfshirë babain e pilotit kryesor Max Verstappen, Jos.

Laurent Mekies, drejtori i ri i Red Bull

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?