Lando Norris ka bërë një garë të çmendur në Çmimin e Madh të Holandës, duke prerë i pari vijën e finishit. Piloti i McLaren edhe pse u nis i pari, e humbi përkohësisht kreun, por në xhirot në vijim u rikthye për të lënë shenjë ta pashlyeshme. Norris e mbylli i pari me gati 23 sekonda më shumë se vendi i dytë, Max Verstappen, i cili bëri një paraqitje zhgënjyese me Red Bullin në shtëpinë e tij.
Në podium u ngjit edhe piloti i Ferrarit Charles LeClerc, i cili në Holandë e nisi nga vendi i 6. Sa i përket renditje së përgjithshme për pilot kampioni Verstappen vijon i pari, i shkëputur disi nga Norris i vendit të dytë, por ka edhe 9 gara deri në përfundim të sezonit.