Ferrari i Charles Leclerc

Formula 1/ Leclerc në 'pole' për herën e katërt radhazi, lë pas Piastrin e Sainz! Verstappen zhgënjen sërish

14 Shtator, 17:01| Përditesimi: 14 Shtator, 17:02

  • Share

BAKU, Azerbajxhan - Formula 1 zhvilloi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në pistën e Baku. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc siguroi vendin e parë duke lënë pas rivalët. Leclerc e mbylli provën finale me kohën 1'41''365, duke lënë pas Oscar Piastrin e McLaren dhe shokun e skuadrës, Carlos Sainz.

Shkëlqim për "Kokëkuqen" italiane që kërkon të përballojë Max Verstappen, i cili e mbylli gjashti, por që piloti tre herë kampion bote ka treguar se në garë është tjetër nivel.

Për Leclerc ky është sezoni i katërt radhazi që siguron "pole-position" në pistën e Baku, duke e kthyer në një nga të preferuarit e tij. Pas Verstappen, në “top-10” u klasifikuan edhe Leëis Hamilton (Mercedes), Fernando Alonso (Aston Martin), Franco Colapinto e Alexander Albon me Uilliams. Gara zhvillohet nesër në orën 13:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?