AUSTRI - Max Verstappen është fituesi i garës Sprint në Çmimin e Madh të Austrisë, zhvilluar këtë të shtunë në pistën e "Red Bull Ring". Pasi triumfoi të premte për të siguruar pole-position, tre herë kampioni i botës nuk fali as sot dhe është gati për Çmimin e Madh të nesërm, që zhvillohet duke nisur nga ora 15:00.
Ndërsa Verstappen mori kryesimin pas startit, Norris mbylli shpejt distancën dhe arriti ta parakalonte duke qëndruar në krye për pak kohë pasi kampioni i Botës ja doli të kthehej sërish në krye. Pas 3 të parëve George Russell dhe Lewis Hamilton vunë Carlos Sainz nën presion të ndjekur nga rekuperimi i Charles Leclerc dhe Sergio Perez.
Duke shfrytëzuar edhe DRS, Verstappen rriti avantazhin ndaj dy pilotëve të McLaren që ndërkohë u fokusuan në duelin mes tyre dhe kampioni në fuqi e kaloi flamurin bardhezi me një diferencë prej 4.6 sekondash përpara Piastrit, që ndiqej me 7 të dhjetat nga Norris. Hamilton dhe Russell u renditën në vendet 4 dhe 6, mes Ferrarit të Sainz ndërsa Leclerc u përmirësua nga e premtja duke zënë vendin e 7-të përpara Perez që zuri vendin e 8-të dhe të fundit në zonën e pikëve.
Kjo ishte renditja e garës Sprint në Austri:
1. Verstappen (Red Bull) 23 xhiro
2. Piastri (McLaren) +4″6
3. Norris (McLaren) +5″3
4. Russell (Mercedes) +8″3
5. Sainz (Ferrari) +9″9
6. Hamilton (Mercedes) +11″2
7. Leclerc (Ferrari) +13″4
8. Perez (Red Bull) +17″4
9. Magnussen (Haas) +24″0
10. Stroll (Aston Martin) +30″1
11. Ocon (Alpine) +30″8
12. Gasly (Ocon) +31″3
13. Tsunoda (RB) +35″4
14. Hulkenberg (Haas) +38″4
15. Ricciardo (RB) +39″3
Klasifikimi i pilotëve pas garës Sprint në Austri:
1. Verstappen (Hol) 227 pikë
2. Norris (GB) 156
3. Leclerc (Mon) 150
4. Sainz (Spa) 120
5. Perez (Mex) 112
6. Piastri (Aus) 94
7. Russell (GB) 86
8. Hamilton (GB) 73
9. Alonso (Spa) 41
10. Tsunoda (Jap) 19
Klasifikimi i konstruktorëve pas garës Sprint në Austri:
1. Red Bull 339 pikë
2. Ferrari 276
3. McLaren 250
4. Mercedes 159
5. Aston Martin 58