Max Verstappen në Imola

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris

19 Maj, 16:36| Përditesimi: 19 Maj, 16:57

  • Share

ITALI - Formula 1 zhvilloi këtë të diel garën e shtatë të sezonit. Në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Imolas në Emilia Romagna në vend të parë e mbylli kampioni i trefishtë, Max Verstappen. Piloti i Red Bull u rikthye sërish në vendin e parë pasi në Miami u la pas nga Norris.

Rokadë vendesh në Itali, me McLarenin e Norris që u pozicionua në vendin e dytë. Pas tij në podium edhe Carles Leclerc me Ferrarin, që në garën e shtëpisë pritej më shumë. Pas 18 vitesh. Leclerc bëhet piloti i parë i Ferrarit që përfundoi në podium në Imola që nga koha e Michael Schumacher në 2006.

Në pistën "Enzo dhe Dino Ferrari" Max Verstappen dominoi një garë që zgajti 63 xhiro, me një sezon që flet për holandezin e Red Bull. Paçka kësaj, Norris tentoi deri në fund që të merrte vendin e parë, por pa ia dalë.

Pas treshes së podit më pas u renditën: Piastri, Sainz, Hamilton, Russell, Perez, Stroll dhe Tsunoda. Pas shtatë garave të para dominon Red Bull me Verstappen e Perez në krye, ndjekur nga Leclerc dhe Norris. 

Gara e radhës vjen shumë shpejt, pikërisht në fundjavën e ardhshme me një nga pistët më ikonike të Formula 1, atë të Monaco.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?