Max Vertsappen ia doli të presë i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Kanadasë edhe pse gara pati shumë peripeci për shkak të rrjeshjeve të forta të shiut. Për holandezin e Red Bull kjo ishte hera e 60 në karrierë që ia doli të zërë vendin e parë, ndërsa menjëherë pas tij garën e mbylli Lando Norris. Në podium u ngjit edhe piloti i Mercedes George Rusell.
Çmimi i Kanadasë rezultoi një makth për Ferrarin, pasi fillimisht Leclerc u tërhoq nga gara pas problemit me gomat, ndërsa Sainz u përfshi në dy aksidente, duke e mbyllur me shumë dëmtime në makinë.
Komento