Formula 1, provat në Barcelonë

Sport

Formula 1/ McLaren dominon në Barcelonë, Oscar Piastri në 'pole'! Ferrari zhgënjen sërish

31 Maj, 19:13| Përditesimi: 31 Maj, 19:24

  • Share

BARCELONË, Spanjë - Oscar Piastri me McLaren ka fituar "pole-position" për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, kjo në cirkuitin e Barcelonës. Dominim i McLaren në provat zyrtare, teksa Ferrari zhgënjen sërish duke mos qenë konkurrues.

Pole position i katërt i sezonit për Oscar Piastri në 1 minutë, 11 sekonda e 546 të mijëtat, me një avantazh prej 209 të mijëtave ndaj shokut të skuadrës, Lando Norris. Pas dy McLaren janë Max Verstappen dhe George Russell me të njëjtën diferencë (302 të mijëtat nga Piastri).

Rreshti i tretë për Lewis Hamilton (+0.499) dhe Andrea Kimi Antonelli me Mercedesin e dytë (+0.565), më pas një Charles Leclerc i zhgënjyer. Rreshti i pestë për Isack Hadjar (Racing Bulls) dhe Fernando Alonso me Aston Martin. Gjysma e dytë e pistës hapet me pilotin e Williams, Alex Albon (i eliminuar për herë të parë në kthesën Q2), të cilit i bashkohet në rreshtin e gjashtë Gabriel Bortoleto (Sauber). Pas tyre janë Liam Lawson me Racing Bulls dhe Lance Stroll me Aston Martin.

Për Ferrarin nuk ishte një fundjavë si ajo e kaluara, me Lewis Hamilton që do ta nisë garën nga vendi i pestë, ndërsa Charles Leclerc nga vendi i shtatë. Gara fillon të diel në orën 15:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?