Oscar Piastri feston në Barcelonë

Sport

Formula 1/ McLaren dominon sezonin, Oscar Piastri fiton në Barcelonë! Ferrari në podium, ndëshkohet Verstappen

2 Qershor, 09:40| Përditesimi: 2 Qershor, 09:44

  • Share

Dominim absolut nga skuadra McLaren në pistën e Barcelonës, ku Oscar Piastri arriti një fitore të rëndësishme në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, fitorja e pestë për të këtë sezon.

Australiani udhëhoqi garën e nisur nga vendi i parë, ndërsa shoku i skuadrës, Lando Norris përfundoi menjëherë pas tij në vendin e dytë, duke kompletuar një paraqitje mbresëlënëse për ekipin britanik.

Charles Leclerc i Ferrarit u ngjit në vendin e tretë, duke siguruar një tjetër podium për skuadrën italiane, ndërsa Hamilton u rendit në pozitën e gjashtë.

Në kontrast të plotë me formën e zakonshme shfaqi kampioni në fuqi, Max Verstappen, i cili pati një fundjavë për t’u harruar. Piloti holandez u përfshi në një incident me George Russell të Mercedesit, duke shkaktuar një aksident që i kushtoi një penalitet prej 10 sekondash. Në fund, Verstappen arriti të marrë vetëm 1 pikë, duke e mbyllur garën në vendin e 10-të.

Sa i takon renditjes për pilotë, Oscar Piastri me 186 pikë dominon Formula 1, ndjekur nga shoku i skuadrës, Lando Norris. Verstappen i treti me 137 pikë, ndërsa Leclerc vetëm i pesti.

Për konstruktorë, McLaren dominon me 362 pikë, ndërsa Ferrari me 162 pikë ndodhet në vendin e dytë.

Renditja e 10-të vendeve të para pas garës në Barcelonë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?