Lando Norris

Formula 1/ McLaren rinovon kontratën me pilotin Lando Norris

26 Janar, 22:11| Përditesimi: 26 Janar, 22:12

  • Share

Ekipi i McLaren në Formula 1 njoftoi sot nënshkrimin e një kontrate të re 'shumë vjeçare' me Lando Norris. Piloti britanik para kësaj kontrate iu bashkua skuadrës në fillim të vitit 2019, teksa kishte kontratë deri në vitin 2025. Edhe pse nuk specifikohet, gjithçka tregon se kontrata do të përfundojë pas vitit 2026.

Lando shijoi sezonin më të frytshëm deri më sot në 2023, duke shënuar 205 pikë ndërsa përfundoi i gjashti në Kampionatin e Pilotëve të Formula 1. 24-vjeçari, i cili kohët e fundit kapërceu 100 starte në Grand Prix në Formula 1, regjistroi gjashtë vende të dyta në total sezonin e kaluar, duke përfshirë një garë të spikatur në Çmimin e Madh të Britanisë, ku ai u bë piloti i parë i McLaren që përfundoi në podium në Silverstone që nga viti 2010.

Lando gjithashtu zuri vendin e tretë në GP të Katarit si dhe dy podiume për garat e sprintit.

“Jam i lumtur që jam me njerëzit me të cilët jam rritur e që më ndihmuan të zhvillohesha si pilot dhe më bënë njeriun që jam sot. Skuadra është më e fortë se kurrë dhe besoj se mund të fitoj kampionate”, tha anglezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?