George Russell

Formula 1/ George Russellit i hiqet fitorja, feston Hamilton! Në podium edhe Leclerc

28 Korrik, 19:33
  • Share

BELGJIKË - George Russellit i hiqet fitorja në Çmimin e Madh të Belgjikës. Pak orë pas përfundimit të garës, zyrtarët raportuan se vetura e tij Mercedes ishte nën peshë e për rrjedhojë skualifikohet nga gara.

Britaniku 26-vjeçar e filloi i gjashti garën, por në fund mundi ta kalonte i pari vijën e finishit, duke parakaluar Hamiltonin dhe australianin Oscar Piastri.

Russell e mbylli garën e 44 xhirove me vetëm një ndalesë në bokse, pra duke përshkuar 34 xhiro me grupin e dytë të gomave, një vendim strategjik i marrë gjatë garës që i mundësoi atij të marrte drejtimin dhe një fitore të tretë të papritur në karrierë, por që në fund u konsiderua e parregullt.

Makina e Russell fillimisht peshonte 798 kg, që është pikërisht në kufirin minimal të peshës për makinën dhe shoferin së bashku. Por stjuardët zbuluan se makina nuk ishte zbrazur plotësisht nga karburanti dhe pesha e saj ishte vetëm 796.5 kg poshtë limitit.

Nga skualifikimi i Russellit fitorja i kalon  Hamiltonit, Piastri në vendin e dytë dhe Charles Leclerc i Ferrarit ngjitet në podium i treti.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?