Charles Leclerc nuk e ka harruar Jules Bianchi (25-vjeç), mikun dhe mentorin e tij në Formula 1. Pas fitores në Çmimin e Madh të Monacos, piloti i Ferrarit i dhuroi kaskën e tij familjes së ish-pilotit që vdiq në vitin 2015 pas një aksidenti gjatë garës japoneze.
Një gjest që babai i Julies donte ta reklamonte në rrjetet sociale. “Faleminderit Charles për këtë dhuratë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj Jules dhe familjes Bianchi, urime për fitoren tuaj fantastike në Monaco. Unë mendoj se Herve ( babai i Leclerc, i cili vdiq në vitin 2017) dhe Jules janë shumë krenarë për njeriu dhe shoferin fantastik që jeni", thuhej në postim.