Formula 1 në Baku

Formula 1 ndryshon për garën e Baku-së, rregullat për 'pole-position' dhe sprintin

24 Prill 2023, 17:00| Përditesimi: 24 Prill 2023, 17:01

  • Share

Gara sprint që adaptohet për të tretin vit me radhë në Formula 1 do të pësojë disa modifikime, duke nisur nga kjo fundjavë në Baku, kur zhvillohet gara e parë sprint e këtij sezoni. Kështu, renditja e garës sprint nuk do të përcaktojë më nisjen e pilotëve për garën e së dielës, siç ka ndodhur në dy sezonet e fundit. Në 6 pistat ku do të zhvillohet gara sprint, beteja për “pole position” do të zhvillohet ditën e premte, pasdite.

Është vendosur që në garën e së dielës, pilotët do të nisen në bazë të rezultatit në “pole position” të ditës së premte dhe rezultati i garës sprint (të shtunën) nuk do të ndikojë aspak në garën e së dielës. Në garën sprint të së shtunës, pilotët do të nisen në bazë të një prove kualifikuese që do të zhvillohet më herët po atë ditë (të shtunën paradite). Kjo kualifikuese do të quhet “shoot-off”.

Ende nuk dihet se si do të zhvillohen dhe sa do të zgjasin (ndoshta sërish 3 sesione kualifikuese, por më të shkurtra). Pra, e shtuna është një ditë më vete në Formula 1, një garë më vete edhe pse më e shkurtër, që s’ka lidhje me garën e të dielës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?