Formula 1 do zhvillojë këtë fundjavë garën e fundit para pushimeve një mujore. Në pistën e Spa-Franchorchamps do zhvillohet Çmimi i Madh i Belgjikës, me McLaren që kërkon rihapjen e garës kundër kryesuesit Max Verstappen.
Nëse McLaren me Lando Norris dhe Oscar Piastrin do të diktonte garën edhe në Belgjikë, pas asaj që u pa në Hungari, një kampionat i ri mund të fillojë. E gjithë vëmendja do të jetë tek Max Verstappen. Holandezi, fituesi i 3 edicioneve të fundit, do të duhet të japë një përgjigje të menjëhershme, pas kritikave të garave të fundit
Pas 3 cirkuitesh pa fitore, diçka që nuk i ka ndodhur që nga viti 2021, kampioni i botës kërkon të rikthehet në krye të podiumit. Përsa i takon Ferrarit, pista belge nuk duket ideale për të kuqtë, të cilët japin maksimumin në pistat më të ngadalta. Gjithsesi, mbetet për t’u parë qasja e dy pilotëve të skuderisë, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Provat zyrtare për të mësuar edhe renditjen e nisjes janë sot, ndërsa nesër (e diel) në orën 15:00 është gara për Çmimin e Madh të Belgjikës.