Njëvendëshja e Oscar Piastrit

Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës

2 Nëntor, 09:11| Përditesimi: 2 Nëntor, 09:18

  • Share

BRAZIL, Sao Paolo - Formula 1 është në Çmimin e Madh të Brazilit, i cili zhvilloi provat e lira në cirkuitin e Interlagos. Të premte ishte McLaren me Piastrin dhe Norrisin që u renditën të parët, duke qenë në krye për Garën Sprint që do vendosë edhe nisjen në garën e së dielës.

Me vetëm 29 të mijëtat më pak, Piastri lë pas shokun e skuadrës dhe do kërkojë vendin e parë në Sprint. Ndërkohë Ferrari me Leclerc niset nga pozita e tretë dhe lë pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen.

Për holandezin nuk ishte një fundjavë e mirë pasi do jetë i penalizuar për garën e së dielës me pesë pozicione në nisje, kjo për shkak të ndryshimeve në makinë. Skuderia i ka ndërruar një komponent endotermik të motorit të makinës së tij.

Sipas rregullores, Verstappen do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së ditës së diel. Ky penalitet nuk vlen për garën Sprint që do të zhvillohet sot. Kryesuesi i Botërorit do ta nisë garën ditën e diel të paktën nga vendi i gjashtë, gjithnjë nëse arrin të japë kohën më të shpejtë në provat zyrtare.

Në renditje për Sprintin më pas vijnë Sainz, Russell, Gasly, Lauson, Albon dhe Bearman, duke lënë vetëm në vendin e 11-të Hamilton.

Gara e së dielës fillon në orën 18:00 me atë shqiptare dhe është e katërta nga fundi i Botëorit për vitin 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?