Oscar Piastri shkëlqeu në pistën e lagësht të Spa-Francorchamps, duke fituar Çmimin e Madh të Belgjikës dhe duke udhëhequr një tjetër dyshe triumfuese për McLaren, përpara shokut të skuadrës Lando Norris. Një strategji më agresive me goma të mesme i dha australianit avantazhin ndaj Norrisit, i cili zgjodhi gomën e fortë në bokse dhe nuk arriti të rikuperojë ritmin deri në fund të garës.
Për Piastrin, kjo ishte fitorja e gjashtë në sezonin 2025 (në 13 gara) dhe e teta në karrierë, duke barazuar rekordin personal të Norris dhe të pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc. Ky i fundit u ngjit në podium në vendin e tretë, pas një garë inteligjente ku mbrojti pozicionin ndaj Max Verstappen, i cili u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.
Finalja në Spa nisi me një vonesë të gjatë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Gara u nis pas katër xhirosh pas makinës së sigurisë, me pilotët që përballuan kushte të vështira në një pistë të lagur dhe sfiduese.
George Russell mbylli pesëshen më të mirë për Mercedes, ndërsa surpriza pozitive ishte Alexander Albon, i cili siguroi vendin e gjashtë për Williams-Mercedes. Një performancë solide nga Lewis Hamilton, që pavarësisht nisjes nga fundi i rreshtit, përfitoi maksimalisht nga strategjia e ndryshimit të gomave për të përfunduar në vendin e shtatë.
Talenti i ri italian, Andrea Kimi Antonelli zhvilloi një garë sulmuese, duke bërë disa parakalime spektakolare. Megjithatë, ai nuk shkoi më shumë se vendi i 16-të, në një fundjavë që shënoi rikthimin e tij pas dy tërheqjeve radhazi, pas podiumit të parë në Montreal. Etapa e 13-të e Botërorit të Formula 1 hap kështu pjesën e dytë të sezonit me një tjetër duel spektakolar brenda McLaren, ndërsa gara për titullin mbetet më e hapur se kurrë.
Pas 13 garave (nga 24 në total), Oscar Piastri me 266 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Lando Norris me 250-të, për ta bërë McLaren të pakapshëm. Pas tyre Max Verstappen me 185 pikë, Russell me 157-të dhe Hamilton me 109. Pjesa tjetër e pilotëve janë shumë pas.
DRIVER STANDINGS (after 13/24 rounds)
— Formula 1 (@F1) July 27, 2025
Piastri opens up a 16-point gap over Norris#F1 #BelgianGP pic.twitter.com/VJfSFySLWh
Komente
