Formula 1

Formula 1/ Publikohet kalendari i vitit 2025, dy gara në Itali! Ndryshime për vendet arabe

12 Prill, 13:52| Përditesimi: 12 Prill, 14:11

  • Share

Kampionati Botëror i Formula 1 2024 është ende në garat e para, por tashmë mund të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm, 2025. Liberty Media në fakt i ka zyrtarizuar datat e ngjarjeve të Grand Prix shumë përpara. Do të jetë viti në të cilin Ferrari do të mbështetet në dyshen e Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. Gjithçka nis më 16 mars 2025 në Australi dhe mbyllet më 7 dhjetor në Abu Dhabi me garën e 24.

Nuk ka ndryshime thelbësore në krahasim me sezonin 2024, Italia ruan dy ngjarjet që janë planifikuar tashmë për këtë vit, përkatësisht Imola (që në 2025 do të zhvillohet më 18 maj) dhe Monza (i planifikuar për 7 shtator) . Ndryshimi më i habitshëm në krahasim me këtë vit është se Bahreini dhe Arabia, të cilat hapën sezonin këtë vit, janë shtyrë për në prill për të shmangur mbivendosjen me Ramazanin, të planifikuar për në mars.

Presidenti i F1 Stefano Domenicali komentoi këtë kalendar. "2025 do të jetë një vit i veçantë pasi ne festojmë 75 vjetorin e Kampionatit Botëror të FIA Formula 1 dhe është pikërisht ajo trashëgimi dhe eksperiencë që na lejon të ofrojmë një kalendar kaq të fortë. Edhe një herë, ne do të vizitojmë 24 vende të bukura në mbarë botën, duke ofruar gara, mikpritje dhe argëtim të klasit botëror, të cilat do të shijohen nga miliona fansa në mbarë botën", tha ai.

Kalendari 2025

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?