Sergio Perez i Red Bull arriti te fitorja në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të Formula 1, duke mposhtur një Fernando Alonso me fillimin të shpejtë dhe ndaljen e sulmit nga Max Verstappen, për fitoren e tij të parë në 2023.
Përballja në pistën e Jeddah ishte interesante dhe dy pilotët e Red Bull marrin vendet e para. Sergio Perez la 5.34 sekonda pas shokun e skuadrës Verstappen, që fitoi një javë më parë garën e parë të këtij sezoni. Në vendin e tretë këtë të diel u pozicionua Xhorxh Rasëll dhe në të katërtin Alonso.
Hamilton me Mercedes vetëm në vendin e pestë, teksa Ferrari mori pozitat e gjashtë dhe shtatë me Leclerc dhe Sainz.
Pas dy garave të para, kampioni në fuqi i Red Bull, Verstappen mban vendin e parë me 25 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 18 pikë. Alonso me Aston Martin në vendin e tretë me 15 pikë.