George Russell ka arritur një fitore të merituar në Çmimin e Madh të Kanadasë, duke e nisur dhe përfunduar garën nga pole position. Piloti i Mercedes dominoi garën në Montreal dhe i rezistoi presionit të Max Verstappen, i cili u nis përkrah tij dhe përfundoi në vendin e dytë.
Fitorja në Montreal shënon suksesin e parë sezonal për britanikun, që konfirmon rikthimin e formës për skuadrën gjermane. Befasia më e madhe e garës ishte Andrea Kimi Antonelli (Mercedes), i cili siguroi podiumin e tij të parë në Formula 1, në vetëm garën e dhjetë të karrierës së tij. I riu italian la pas liderin e jkasifikimit, Oscar Piastri.
Një tjetër fundjavë zhgënjyese për Ferrarin. Charles Leclerc pati përplasje me inxhinierët për strategjinë gjatë garës. Leclerc përfundoi i pesti, pas Piastri, por para Lewis Hamilton, i cili garoi për një pjesë të mirë të garës me një makinë të dëmtuar.
Komente
