Formula 1

Formula 1, Sebastian Vettel do të niset i pari edhe në Azerbajxhan

28 Prill 2018, 17:15| Përditesimi: 28 Prill 2018, 17:16

  • Share

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar sot “pole position” në pistën e Baku, në garën e 4-t sezonale të Formula 1, atë të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, e cila do të zhvillohet nesër (starti ora 14:10).

Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit gjerman të “kokëkuqes”, që pas një të premte zhgënjyese, sot bëri një xhiro perfekte, duke dhënë kohën 1’41”498.

Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, duke e nisur garën nga vija e parë e startit, në krah të Vettel, ndërsa i treti u rendit Valtteri Bottas (Mercedes).

Ky është “pole” i tretë radhazi për Vettel, që po bën një paraqitje të shkëlqyer me Ferrarin e tij këtë sezon. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që ishte më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Max Verstappen.

Ata kanë pas makinën tjetër Ferrari, atë të Kimi Raikkonen, i gjashti edhe pse ishte më i shpejti në dy sesionet e mëparshme, por gaboi në xhiron e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?