Ferrari i Carlos Sainz

Formula 1/ Vazhdon 'mallkimi' për Verstappen, Norris 'pole-position' në Singapor! Sainz përplaset me murin mbrojtës

21 Shtator, 16:46| Përditesimi: 21 Shtator, 16:47

  • Share

SINGAPOR - Në pistën e "Marina Bay" u zhvilluan provat zyrtare të Formula 1 për Çmimin e Madh të Singaporit, me garën që zhvillohet në diel duke nisur nga ora 15:00 (me atë shqiptare).

Lando Norris me McLaren siguroi "pole-position" me kohën 1:29;525, duke lënë pas Max Verstappen dhe Leuis Hamilton. "Mallkimi" për tre herë kampionin Verstappen vazhdon, me holandezin që nuk ka fituar asnjë "pole" gjatë karrierës në këtë pistë.

Russell, Piastri, Hulkenberg, Alonso, Tsunoda, Leclerc dhe Sainz mbyllin dhjetëshen. Dramë për Ferrarin, me pilotët që nuk mundën të shkonin më shumë se pozitat 9 dhe 10, ndërsa Sainz pati edhe një përplasje me muret mbrojtëse.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?