Max Verstappen ka mahnitur në këtë duel me Mercedesin e kampionit botëror Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas për të marrë çmimin e madh të Britanisë së madhe në pistën e Silverstonit. Për holandezin e Red Bullit kjo është fitorja e nëntë e tij.
Valteri Botas është nisur i pari në pistën e Silverstone duke lënë pas shokun e skuadrës Luis Hamilton. Mercedesët e Hamilton dhe Bottas patën disa probleme me gomat, por sërish arritën të mbeteshin në dy shkallët më të ulëta të podiumit.
Hamilton ngjitet për të 155 herë në podium duke arritur rekordin e Schumancer. Në vend të katërt dhe në përmirësim nga prova te djeshme Ferrari i LeClerc, protagonist i disa dueleve emocionuese me kampionin e botës Hamilton, ndërkohë që zhgënjen sërish gjermani Vettel, në vend të 12-të.
Lance Stroll ishte i gjashti në Racing Point, me rikthimin Nico Hulkenberg duke rënë përsëri në vendin e shtatë pas shokut të tij të skuadrës për shkak të një ndalese që ai bëri teksa kishte disa dridhje në makinën e tij.