Moment nga gara e Monzës, Itali

Sport

Formula 1/ Verstappen dikton fundjavën italiane dhe merr fitoren, McLaren ‘zapton’ podiumin! Ferrari është një zhgënjim

7 Shtator, 17:48| Përditesimi: 7 Shtator, 17:53

  • Share

Max Verstappen regjistroi një tjetër sukses në Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Italisë në pistën ikonike të Monzës. Piloti holandez i Red Bull konfirmoi formën e tij të mirë, pas një fundjave të dominuar totalisht edhe në kualifikuese, ku e nisi garën nga “pole position”.

Pas disa xhirove të para me duele të shkurtra kundër makinave McLaren, Verstappen rikuperoi shpejt vendin e parë dhe më pas u shkëput me një ritëm të pakapshëm për rivalët, duke e mbyllur me distancë të sigurt.

Drama u zhvendos te McLaren, aty ku Lando Norris dhe Oscar Piastri luftuan fort mes tyre për podiumin. Megjithëse Norris kishte avantazh, një ndalesë e ngadaltë në bokse e detyroi të humbiste kohë ndaj shokut të skuadrës. Megjithatë, me “urdhra nga lart”, Piastri u tërhoq, duke ia dorëzuar vendin e dytë britanikut dhe duke u mjaftuar me të tretin.

Ferrari nuk shkëlqeu në shtëpi. Charles Leclerc përfundoi i katërti, ndërsa pas tij renditja u mbyll me George Russell, Lewis Hamilton (Ferrari), Alexander Albon, Gabriel Bortoleto, Andrea Kimi Antonelli dhe Isack Hadjar, të cilët plotësuan zonën e pikëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?