Max Verstappen feston fitoren në Katar

Sport

Formula 1/ Verstappen merr fitoren e 14-të dhe feston titullin kampion, përplasen pilotët e Mercedes

8 Tetor 2023, 22:42| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 22:44

  • Share

Piloti i Red Bull, Max Verstappen vazhdoi festimet e tij të titullit kampion me një performancë dominuese gjatë Çmimit të Madh të Katarit, këtë të diel në Formula 1. Pas tre herë kampionit të botës u renditën dy pilotët e McLaren, Oscar Piastri dhe Lando Norris, që përfituan nga një përplasje e pilotëve të Mercedes me njëri-tjetrin.

Hamilton dhe Russell ishin pranë tyre disa momente pasi nisi gara në Lusail International Circuit. Shtatë herë kampioni botës u përpoq të kalonte nga jashtë shokut të tij të skuadrës përmes kthesës 1, teksa britaniku përfundoi jashtë garës.

Me Hamiltonin jashtë garës dhe Russell i detyruar të futej për një krah të ri të përparmë në fund të xhiros së hapjes, dy nga rivalët kryesorë të Verstappen-it tashmë kishin mbetur pas dhe kampioni i trefishtë i botës nuk u kthye kurrë pas, duke marrë fitoren nuëmr 14 për vitin 2023 dhe festuar në mënyrën më të mirë titullin kampion të siguruar vetëm dje në Garën e Sprintit.

Edhe pse me titullin kampion të siguruar si për pilotë dhe konstruktorë, Red Bull është duke menduar për garën e radhës, atë të SHBA-së më 22 tetor.

Renditja gjatë Çmimit të Madh të Katarit:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?