Max Verstappen

Formula 1/ Verstappen triumfon në Itali dhe shkruan historinë, Ferrari rikthehet në podium

3 Shtator 2023, 17:28| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 17:32

  • Share

Çmimi i Madh i Italisë në pistën e Monzas ka parë kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen që të fitojë garën e 10-të radhazi, duke vendosur një rekord unikal në sportin e Formula 1, gjë që asnjë pilot nuk e kishte bërë më herët. Edhe pse u nis nga pozita e dytë, pas Sainz të Ferrarit, Verstappen tregoi se përse po dominon sezonin.

Sainz rezistoi vetëm 15 xhiro, teksa më pas holandezi mori kryesimin për mos e lëshuar më. Sainz e humbi pozicionin edhe ndaj Sergio Perez i cili e mbylli garën në vendin e dytë. Në fundin e garës piloti spanjoll luftoi shumë dhe ia doli të siguronte vendin e tretë duke lënë jashtë podium shokun e skuadrës, Charles Leclerc, me pilotin nga Monaco që u detyrua të kënaqej me vendin e katërt, teksa kështu Ferrari rikthehet në podium edhe pse me vendin e tretë.

Dyshja Mercedes e mbylli në vend të pestë dhe të gjashtë, teksa Russell u rendit para Hamilton. Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Albon, Norris, Alonso dhe Bottas.

Pas kësaj fitoreje, Verstappen bëhet edhe më i pakapshëm në krye të renditjes me titullin e tretë botëror që mbetet vetëm një formalitet për holandezin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?