Foto ilustruese

Formulari i vetëdeklarimit për ‘SkyECC’ dhe ‘EnchroChat’, efektivi i Gardës pranon se ka përdorur njërin prej aplikacioneve! Nis verifikimi

3 Shkurt, 13:41| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:19

  • Share

Një efektiv i Gardës së Republikës është i vetmi që ka pranuar në formularin e vetë-deklarimit se ka përdorur aplikacionet e koduara, SkyECC dhe EnchroChat, që më së shumti kanë qenë në duart e grupeve kriminale e pasi janë zbërthyer kanë zbuluar një sërë krimesh.

Burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thonë për Report Tv, se për gardistin ka nisur një hetim i thelluar për të zbuluar se për çfarë qëllimesh i ka përdorur këto aplikacione.

Sipas udhëzimit, nëse efektivët e policisë, të gardës dhe AMP-së pranojnë se kanë pasur aplikacionet e koduara përjashtohen nga detyra e më tej ndiqen penalisht, vetëm nëse i kanë përdorur për efekt të hetimeve si të kamufluar në mesin e kriminelëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • duduku: 03/02/2024 17:26

    Nuk eshte fjala për appin. Por për faktin se ky pèrdoret nga grupet kriminale. Dhe, një polic qè e përdor mundet rrjedimisht të përfshihet si i infiltruar nga këto grupe kriminale. Pak logjikè a nuk ke???

    Përgjigju
  • Lol: 03/02/2024 15:41

    Budalliqe. Formulare jasht ligjit. Te perdoresh nje app pa ber krime ca problemi ka? Plus derise app nuk deklarohet i jashtligjsme cdokush mund ta perdor. Pastaj smund te me thuash e ke pas perdor dhe nese po hik. Shqipri hesapi

    Përgjigju
    • Polic #: 12/09/2024 16:25

      Mbajtja e ECC ka kushtuar si në fillim ashtu edhe pajtimi mujor! Kush ua financonte kur zyrtarët tanë duhet sa e kanë rrogën,?!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?