Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet më 16-20 janar në Davos-Klosters, Zvicër. Sipas gazetës zvicerane, pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen. Takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023 do të jetë nën temën “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar” që do të mbledhë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende, duke përfshirë 52 krerë shtetesh/qeverish.
Përveç presidentit federal Alain Berset dhe këshilltarëve të tjerë federalë, krerët e shteteve që do të jenë në Davos përfshijnë kryeministren finlandeze Sanna Marin, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin holandez Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres. Do të jetë i ftuar edhe drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, kritike të njerëzve, duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës. Programi i Takimit të 53-të Vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente.
Tradhetar i peshtire!
Përgjigju