Politikë

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen

17 Maj, 11:49| Përditesimi: 17 Maj, 12:56

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës, tha se është krenar për ndryshimet e bëra. Duke u ndalur te fjala e presidentit amerikan Donald Trump se po vjen një epokë e artë për SHBA, Rama tha se edhe për Evropën duhet të ketë një epokë të re.

“Dua të them se jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri më tani. Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë çfarë po ndodh sot, e dje, por po flas për imagjinatën e 5 apo 10 viteve më parë. Kemi bërë rrugë të gjatë, tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jep kënaqësi edhe na tmerron se përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate në nivele të larta po rritet dita ditës. Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sesa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment i madh, por mendoj se ia dolëm mirë. Edhe pse në pjesën perëndimore të Evropës kanë bërë kaq shumë të tilla, në fund mendojnë se të ftuarit meritojnë ushqime të shpejta, ndërkohë që ne iu ofruam majën  e gastronomisë që të ndiheshin sa më mirë dhe mendoj se ia dolëm me sukses. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë dhe që ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz.  Ne duam që miqtë e të ftuarit jemi partnerë të SHBA e BE por edhe të bekuar se jemi partneritete të bekuara me Emiratet, Arabinë Saudite. E kemi ndjekur me administrim vizionin e këtyre vendeve. Po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë maksimumin që të nxjerrim më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë që zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën , ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Evropën. Dua të ndaj me ju këtë bindje që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të veprojmë e kuptojmë që në këtë botë çdo kush tjetër po bën të pamendueshmen, Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte përpara këtij momenti të shfaqur në jetën tonë. Evropa mund dhe duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo gjë e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e  ndryshimit duhet të ndryshojë dhe ne mund të çelim një epokë të pabesueshme për Evropën.”, u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Forumi Ekonomik në Tiranë/ Macron thirrje: Investoni në Shqipëri, ka udhëheqje të fortë, së shpejti në BE! Rama: Një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?