Albin Kurti nga Forumi Ekonomik në Davos

Forumi Ekonomik në Davos, Kurti: Kosova është histori suksesi! SHBA është mik dhe aleat i çmuar, ata ndanë entuziazmin me përparimin tonë

19 Janar, 13:57| Përditesimi: 19 Janar, 13:58

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Kurti në një postim në X (ish-Twitter) shkroi se në fjalën e tij hyrëse ka folur për Kosovën, duke e quajtur atë si një histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkroi Kurti.

Po ashtu, Kurti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?