Miroslav Lajçak

Kosova & Rajoni

Forumi Ekonomik në Davos, Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç

14 Janar 2024, 09:46| Përditesimi: 14 Janar 2024, 09:47

  • Share

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, tha Stano.

Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit’ e ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?