Kronikë

Forumi Ekonomik në Maqedoninë e Veriut “Agimi i ri, hedhja themeleve për stabilitetin”, i pranishëm edhe kryeministri Rama

22 Qershor 2021, 12:58| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 13:13

  • Share

Të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të organizohet Forumi Ekonomik, ku I pranishëm do të jetë edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama.

Folësit kryesorë në Forumi me titull: “Një agim i ri: hedhja e themeleve për stabilitetin dhe prosperitetin”, do të jenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i cili do ta mbajë fjalën e tij në orën 9:20  të mëngjesit dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një intervistë me moderatoren Alexia Tasouli. Së bashku me kryeministrin pjesë e këtij samiti do të jetë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financës.

Sipas agjendës, në Forum do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Verhelyi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?