Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur shumë pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kurti thotë se janë në kontakt me 5 vendet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.
“Është e vërtetë që 5 vende ende nuk na njohin, por po punojmë me ta nga pikëpamja diplomatike por edhe në Bruksel. Atmosfera është më mirë edhe më parë, ka disa hapa konkretë që ne shpresojmë që ata të ndryshojnë pikëpamjen e tyre. Një mënyrë si ne përpiqemi të bindim vendet skeptike është nëpërmjet progresit ekonomik dhe demokratik, që është një histori suksesi. Ndërhyrjes së NATO-s në 1999 për të ndalur gjenocidin e ish Jugosllavisë së Millosheviçit dhe është histori suksesi që Kosova është një ndër vendet në krye të këtij progresi. Pra jemi optimist për anëtarësimin e BE-së. Është e rëndësishme të jemi të harmonizuar në bazë të politikave të vlerave. Politika mbi bazën e vlerave na integron të gjithëve. Presim që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe çfarë e konsideroj të rëndësishme për ne është që të mbyllet ky proces i njohjes të ndërsjellë, sepse është një proces njohjeje de facto diku dhe de jure diku... Mendoj se në pak vite ne do të bëhemi anëtar të BE-së dhe shpresoj që BE dorë më dorë të bëjë edhe konsolidimin.”- thotë Kurti.
Lajmi kryesor:
Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin
G.MO//ReportTv.al