Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër.
‘Jemi shumë mirë shumë pastër por jo aty ku duhet standardi. Në dokumentin e strategjisë kombëtare dhe në masterplanin në menaxhimin e mbetjeve. Por këtë vit në shkallë vendi është sjellë gjithnjë në vëmendje të opinionit publik. Që këto mbetje të mos bëjnë sikur s’i shohim, sikur s’ekzistojnë e vetëm shtohen. Të përmirësosh cilësinë e mbetjes do të thotë të përmirësosh standardin dhe të rrisësh shkallën. Kjo do të thotë të nxitësh ekonominë qarkulluese dhe ne duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave. Ne ja dolëm që në një vit të mbyllim rreth 15 vatra të paligjshme, janë pak por s’mund të mos përmend këtu Gjirokastër që digjeshin, Përmet etj. Kemi fituar disa beteja por jemi ende në përpjekje për të fituar luftën. Jemi larg një sistemi ku ndotësi paguan të jetë funksional, ka bashki që sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit, që nga Tirana që ka 40 euro max dhe bashkitë e vogla që shkon 4-5 euro për familje, krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat.’- tha Kumbaro.
Lajmi kryesor:
Menaxhimi i Mbetjeve, Rama: Para 2013 gjysmën e plehrave e kishim rrugëve, sot mbledhim 90%! Tanimë jo vetëm pastrim, por edhe riciklim (VIDEO)
G.MO//ReportTv.al