Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë një videomesazh nga Forumi i paqes në Paris ku është i ftuar. Kurti e u shpreh se është detyrë e lidërve, shkencëtarëve dhe aktivistëve që të jenë përparimtar.
“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha Kurti.
Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku do fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore.
Në këtë forum do të jenë të pranishëm qindra pjesëmarrës nga politika, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve, ekspertë etj.