Ndihmës sekretari amerikan I Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i pranishëm në Forumin e Prespës ka shprehur zhgënjimin për mospërcaktimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”, tha Reeker”.
Edhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, nuk ka kursyer kritikat ndaj BE, për moshapjen e negociatave, duke theksuar se vendet kanë plotësuar tanimë detyrat e shtëpisë.
“ BE, nuk e përmbushi premtimin. Siç thotë edhe miku im Edi Rama, BE mund të vendosë data, por jo vendondodhjen apo faktin se ne jemi pjesë e familjes evropiane. Ballkani Perëndimor është Evropë” , tha Zaev.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić tha sot se rajoni duhet të vazhdojë me integrimin evropian, por që gjithashtu fokusi tjetër duhet të jetë bashkëpunimin rajonal, i cili sipas sajmund të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke përmendur edhe si shembull konkret heqjen e tarifave roaming, për qytetarët në vendet e ballkanit Perëndimor.
"Është një rezultat i prekshëm dhe në atë mënyrë qytetarët do të ndiejnë se kemi arritur diçka për ta. Kjo është vlera për të cilën unë përpiqem dhe pres projekte të tilla ", tha Brnabić.
Lajmi kryesor: