Hamami i kalasë së Krujës i restauruar nga OJF

Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë: Restaurimi i kalave të dëmtuara nga tërmeti po bëhet nga OJF-të inkompetente

31 Maj 2020, 20:36| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 08:10

  • Share

TIRANË- Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka denoncuar se restaurimi i kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po bëhet nga organizatat jofitimprurëse, duke theksuar se nuk janë kompetente të fushës.

Ky forum ngre disa pyetje, ku ndër të tjera thekson se "përse është e nevojshme që të merren OJF-të në një kohë kur fondet për restaurimin e këtyre objekteve me një vlerë të veçantë janë dhënë nga ambasadat e huaja.

Si shembull konkret, sillet në vëmendje rasti i  hamamit të Krujës apo shtëpitë në Gjirokastër të restauruara tregojnë se janë problematike që nuk i ngjajnë origjinalit, por edhe kanë probleme në strukturë.

"Pas më shumë se gjashtë muajsh braktisjeje, ditët e fundit ka nisur puna për restaurimin e kullës bizantine që është rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Cuditërisht punimet po kryhen nga organizata jofitimprurëse “CHëB” Albania e arkitektes boshnjake, znj. Lejla Hadxhixh-Pesha, e cila është e njohur në Shqipëri për restaurimin skandaloz të hamamit të Krujës (në foto). Pasi u harxhuan 84 mijë euro për një godinë relativisht modeste në sipërfaqe, monumenti në kalanë e Krujës jo vetëm që humbi cdo vlerë historike, por dhe u përmbyt me shirat e parë që ranë. Hamami i Krujës i shpallur si një kryevepër restaurimi nga Ministrja Kumbaro nuk vizitohet më dhe tashmë është harruar. Përvec murit të Durrësit, mësohet se Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve po i japin për të restauruar kësaj OJF edhe kullën e dëmtuar në kalanë e Krujës si dhe kullën në kalanë e Prezës. Me të drejtë lind pyetja, përse Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ndërmer vetë të gjithë operacionin e restaurimit të këtyre monumenteve përderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihmë për trashëgiminë e Shqipërisë dhe jo për të fuqizuar OJF-të dhe shoqërinë civile?

Përse znj. Dollani që vazhdon të jetë në krye të IMK autorizon një OJF dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë publikisht nga specialistët për transformim të monumenteve ? Nëse një institucion publik që ligjërisht duhet të mbrojë dhe të restaurojë monumentet tona ia jep ato OJF-ve si mund të garantojë standartin e kërkuar nga Karta e Venecias të pranuar edhe nga Shqipëria? Rasti i hamamit të Krujës apo shtëpitë në Gjirokastër të restauruara nga kjo OFJ tregojnë mjaft qartë se me shiun e parë këtyre OJF-ve u del boja. Së dyti, znj. Dollani dhe IMK duhet të sqarojnë se cilët specialistë kanë përgatitur këto projekte restaurimi në Durrës dhe në kalatë e tjera të rëndësishme të vendit. Deri tani kemi informacion se projektet janë hartuar nga ekspertë që nuk kanë licensë për monumentet antiko-mesjetare dhe procedurat e ndjekura janë në shkelje të plotë ligjore. Këto pyetje do t’i drejtojmë edhe në rrugë institucionale për të mos lejuar paudhësitë e mëtejshme të “ekspertëve pasticierë” që firmosin për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë", thuhet në deklaratë. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/06/2020 00:48

    Shume te drejte kini,INS e restaurimit duket inekzistent.Pastaj c'eshte kjo mani qe cdo investim u jepet te huajve,sikur s'kemi neve eksperte?Pse nuk therasin A.Meksin ,ai eshte ekspert ne restaurime e mund te rekomandoje njerzit e duhur.Po keshtu dhe arkitektura,eshte mbyllur fakulteti I arkitektures qe nuk gjejne nje ekselent te projektoje ,por na mbyten te huajt?!Kurse te diplomuarit shqiptare po emigrojne.Sa per restaurime te keqia nje here degjova per restaurimin e Kapeles Sistine e bere nga nje I huaj ne mos gaboj japonez.Zoteria kishte punuar me cilesi,i vetmi problem ishte se pikturat morale I kishte bere te dukeshin me te reja sec ishin,pra s'jemi ne viktimat e para apo te vetme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?