Pamje nga kisha shekullore në Dajt

Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë denoncon: Kisha e shekullit të XI në Dajt shkatërrohet nga gërmime klandestine

23 Qershor 2020, 21:25| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 21:40

  • Share

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar sot shkatërrimin e  rrënojave të një kishe shekullore në fshatin Brrar në Dajt të Tiranës. Në një reagim në Facebook, forumi shkruan se kisha është ndërtuar në shekullin XI dhe  është dëmtuar nga gërmime klandestine. Është theksuar se ata kanë shkatërruar pragun e portës së monumentit.

Në reagim shtohet se rrënojat janë 10 minuta larg zyrës së ministres së Kulturës, duke ironizuar me fjalët "Sa të jetë lala Gjoni, hani, pini dhe gërmoni!"

"Rubrika "Disinformojme publikun për monumentet. Kjo është kisha e shek. XI në Brrar, në zonën e Dajtit, vetëm 10 minuta nga zyrat e Ministrisë së Kulturës, ku paguhen 50 punonjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dallohen mbetjet e një gërmimi klandestin i ditëve të fundit,që ka shkatërruar pragun e portës së monumentit. Sa të jetë lala Gjoni, hani, pini dhe gërmoni!", është shkruar  nga forumi krahas pamjeve të publikuara.

Kujtojmë se më 12 qershor, Forumi për Mbrojtën e Trashëgimisë ka denoncuar shkatërrimin gjatë periudhës së karantinës së dy kolonave në Parkun Apolloni – Bylis.Kjo solli reagimin e presidentit Meta, arkeologut Neritan Ceka dhe drejtoreshës së parkut dhe në fund u vendos restaurimi i tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?