'Goditëm të paprekshmit' Dumani: U sekuestruan 150 mln euro pasuri e krimit! Pavarësia e SPAK kusht themelor, të mbrohet nga ndërhyrjet a presionet e padrejta që minojnë integritetin

3 Tetor, 11:29| Përditesimi: 4 Tetor, 00:22

  • Share

Tirane-  Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot në forumin rajonal të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit se institucioni që ai drejton ka një nga sfidat më të rëndësishëm në vendin tonë.

“Për të qenë të suksesshëm në luftën e korrupsionit duhet që të kemi disa mjete apo disa instrumente në dorën tonë. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar këtë dhe janë në të njëjtin  trend duke krijuar struktura të posaçme antikorrupsion, prokurori speciale, pavarësisht si janë organizuar dhe si funksionojnë. Struktura të tilla eksiztojnë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi dhe shtete të tjera”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij Dumani theksoi se ne kemi nevojë për një legjislacion të mirë.

“Krahas strukturave të posaçme, si SPAK patjetër është e nevojshme të kemi nevojë për një legjislacion të mirë. Ne në Shqipëri po kemi legjislacion të mirë, sa i takon ndjekjes penale, Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal, apo ligje të tjera që ndihmojnë në ushtrimin e ndjekjes penale. Kemi garancitë kushtetuese dhe ligjore që kjo strukturë e posaçme të ushtrojë mënyrë të pavarur, pa ndikuar funksionet e saj. Kur them pavarësi kam parasysh pavarësinë e jashtme nga pushtetet e tjera por dhe pavarësinë e brendshme. Pra pavarësia e prokurorëve të çështjes në ushtrimin e ndjekjes penale dhe pavarësia nga drejtuesi i prokurorisë apo struktura të tjera në prokurori" tha ai.

"Faktor tjetër i rëndësishëm që ka impakt në ushtrimin e ndjekjes penale në veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit është pasja e infrastrukturës e përshtatshme. Investimi në teknologji me mjete dhe teknika të përshtatshme hetimi. Krimi ka evoluar. Format e shfaqjes së krimit janë shumë të sofistikuara. Ne na bie barra ti përshtatemi këtij niveli sofistikimi të krimit të korrupsionit e krimit të organizuar e kjo na detyron të bëjmë investime në përmirësimin e teknologjisë e teknikave të hetimit. Ne si SPAK jemi përpjekur që të investojmë pikërisht në këtë drejtimi dhe falë këtij investimi rezultatet janë të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", shtoi ai.

Dumani tha se SPAK tani mund të quhet një strukturë të konsoliduar.

"SPAK mund të quhet strukturë e konsoliduar, sepse ne tani kemi 20 prokurorë aq është organika e miratuar, 60 hetues, 12 hetues financiar, kemi sektorin e ekspertizës, kemi edhe stafin administrativ. Kemi edhe bërthamën kombëtare e përgjimeve që ka rolin e saj", u shpreh Dumani.

Po ashtu Dumani nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është një tjetër faktor i rëndësishëm.

"Një pjesë e parave që burojnë nga veprat penale me natyrë korruptive transferohen në vende të tjera jashtë Shqipërisë e domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkombëtar është jetike. Kemi ndërtuar një partneritet shumë konstruktiv me agjencitë e BE-së dhe vcendet e rajonit.

SPAK ka 35 skuadra të përbashkëta hetimore në vendet e BE, vendet e Ballkanit dhe vendet tej Europës. Gjithashtu bashkëpunimi është konsoliduar në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale pasi hetimi kërkon këtë. Informacioni të merret në kohë. Pasi vonesa e informacionit mund të cojë dëm hetimin. 

 SPAK ka 35 skuadra të përbashkëta hetimore në vendet e BE, vendet e Ballkanit dhe vendet tej Europës", tha ai.

E pavarësia institucionale është kushti themelor për suksesin e SPAK.

"Dua të sjell në vëmendje garancitë kushtetuese dhe ligjore që e garantojnë këtë pavarësi, por edhe puna dhe që kemi ndërtuar në këto vite me qëllim që mjedisi ku prokurorët punojnë, të jetë ia asaj natyre, të ushtrojnë funksionet e tyre të qetë, pa ndikuar nga pushtetet e tjera, të pandikuar nga krimi i organizuar dhe qëllimi i tyre i vetëm të jetë ndjekja e fakteve dhe provave, me qëllim finalizimin e një akuze të suksesshme në përfundim të hetimit”, shtoi Dumani.

Dumani nënvizoi se në këto 5 vite Prokuroria e Posacme ka vërtetuar se po punon fort për të cuar para drejtësisë me prova zyrtarë të akuzuar për lidhje me krimin e korrupsionin. Ka goditur personazhe që konsideroheshin të paprekshëm dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 150 mln euro të ardhura nga krimi.

Në dhjetor SPAK bën 5 vite dhe në këto 5 vite SPAK ka dëshmuar se ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekje penale ndaj subjekteve të ndryshme pavarësisht profilit të tyre politik apo publik si dhe kundra profileve të larta të krimit të organizuar. Po të shikosh larminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza, apo i kemi në hetim apo kemi përfunduar në vendimmarrje tregojnë qartë, ne shikojmë zyrtarë të niveleve të larta, në rang ish kryeministri, ish zv/kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë të gjykatës së Lartë, të Apelit, të shkallës së Parë, prokurorë të të gjitha niveleve, administratë të lartë shtetërore, punonjës policie, kryetarë bashkie e ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si shenjë se struktura e posacme po maturohet dhe po rritet dhe është në gjëndje që jo vetëm të sigurojë provat e të ngrejë akuzë penale por dhe për të pasur një vendim fajësie. Pasi vetëm vendimi i fajësisë tregon një proces penal të suksesshëm. 

Sa i takon krimit të organizuar, kemi pasur rezultate të prekshme duke proceduar penalisht persona që më herët nuk mendoheshin se do të prekeshin, por ia kemi arritur. Kjo falë dhe bashkëpunimit me agjencitë tona partnere.  Kemi arritur të sekuestrojmë e konfiskojmë se produkte të veprës penale apo pasuri me origjinë kriminale, vlera që shkojnë deri në 150 milionë euro dhe diversiteti i pasurive apo aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është shumë i larmishëm. Objekt sekuestrimi e konfiskimi janë dhe pasuritë që rrjedhin nga krimi i organizatave kriminale por dhe ato që rrjedhin nga korrupsion ”, theksoi ai.

Më tej nënvizoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë institucionale vetëm e SPAK-ut, por kërkon angazhim të veçantë të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në veçanti.

Korrupsioni e krimi I organizuar janë fenomene komplekse. Përmes analizave të thelluara e ndërgjegjësimit public shoqëria civile ndihmon në nxjerrjen në pah të këtyre fenomeneve duke i bërë më të kuptueshme për publikun he ndihmuar në ndërtimin e një kulture të tolerancës zero.

Një tjetër prioritet i SPAK është dhe lufta kundër pastrimit të parave 

Lufta kundër pastrimit të parave është një nga prioritet kryesore dhe bashkëpunimi me aktorët e shoqërisë civile është i rëndësishëm për të siguruar që paratë e pista të mos infiltrojnë në ekonominë tonë dhe të mos përdoren për të financuar aktivitete të paligjshme. Në këtë drejtim analizat e specializuara të ofruara nga OJF dhe ekspertë të pavarur janë një burim i rëndësishëm për të kuptuar tendencat dhe për të përmirësuar strategjitë tona në luftën kundër pastrimit të parave.

Dumani i kërkoi shoqërisë civile të jetë në krah për të siguruar që agjenci ligjzbatuese të tilla të jenë të mbrojtura nga ndërhyrjet apo presionet e padrejta që mund të minojnë integritetin e tyre.

“Një tjetër aspekt kyc është roli i pazëvendësueshëm që shoqëria civile duhet të luajë në mbrojtjen e agjencive ligjzbatuese përballë presioneve të mundshme nga pushtetet e tjera. Qofshin ato politike, ekonomike apo natyrave të tjera. Pavarësia institucionale është një nga kushtet themelore për një drejtësi të drejtë e efektive, por kjo pavarësi nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. 

Ajo duhet të mbrohet e forcohet në mënyrë të vazhdueshme. Shoqëria civile me zërin e saj kritik e mbikqyrës  ka përgjegjësi të madhe për të siguruar që agjenci ligjzbatuese të tilla si SPAK të jenë të mbrojtura nga ndërhyrjet apo presionet e padrejta që mund të minojnë integritetin e tyre. Kjo mbrojtje vjen përmes transparencës monitorimit të rregullt dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një opionion publik të mirëinformuar që të mbështesë fuqizimin e institucioneve të pavarura duke i bërë më të forta përballë sfidave të ndryshme. SPAK është plotësisht i përkushtuar për të vazhduar punën e tij të pandërprerë dhe mbajtur standardet më të mira e profesionale në luftën kundër krimit të organizuar. Ne jemi të bindur se përmes strukturës sonë të specializuar, pavarësisë institucionale dhe infrastrukturës së specializuar do të vijojmë të luftojmë këto fenomene negative që minojnë progresin e shoqërive tona, por kjo luftë nuk mund të fitohet vetëm nga institucionet kërkon angazhim të përbashkët, sidomos nga shoqëria civile”, tha ai.

Ora 10:35
Ambasadori i BE-së, Gonzato krah Dumanit: Jo akteve ligjore të porositura që kufizojnë mandatet e organeve të pavarura antikorrupsion

1727944826_silviogonzato.JPG

Tirane- Ambasada e Bashkimit Evropian dhe SPAK bashkojnë zërat për të mos prekur pavarësinë e institucioneve që luftojnë korrupsionin. Në fjalën e tij në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Gonzato i ulur krah kreut të SPAK, Altin Dumani bëri thirrje që të mos preken ato institucione që po luftojnë korrupsionin.

Krijimin e Komisioni të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisjes, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit e sheh si një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit dhe mirëqeverisjes por thekson se masat e reja të mos kufizojnë mandatet e organeve të pavarura të drejtësisë. 

 “Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave  të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej”, shtoi ai.

“Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”,  u shpreh Gonzato.

Gonzato theksoi se, “lufta kundër korrupsionit do të përballet gjithmonë me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj duhet një vullnet i fortë politik dhe në vendet e zgjerimit ne e shikojmë që ka ende elementë të kapjes së shtetit. Kjo pengon sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor”.

Gonzato u shpreh se, është shumë e rëndësishme që rezultatet e prekshme për uljen e korrupsionit të jenë të dukshme dhe janë në fakt një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri me anën e veprimeve të tyre konkrete, duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura dhe gjithashtu përpjekjet antikorrupsion duhet të jenë të dukshme, duke përfshirë parandalimin, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale.

Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet të shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në veҫanti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia”, tha Gonzato.

Në fjalën e tij Gonzato u shpreh se, një shoqëri civile e pavarur, e fortë, e fuqizuar dhe e cila arrin të angazhohet në dialog konstruktiv me institucionet publike dhe bizneset është një element kritik për luftën kundër korrupsionit.

"Është shumë e rëndësishme që ne të marrim masat që përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen në forma efikase për formësimin e politikave të korrupsionit dhe nismave të tilla, por edhe monitorimin e tyre, si për shembull strategjitë e ndryshme antikorrupsion apo planet e integritetit", tha ai.

Po ashtu Gonzato theksoi se, “në programet tona të bashkëpunimit ne mbështesim kapacitetet fuqizuese dhe mobilizimin e shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre dhe që këto të jenë efikase”.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijim i ashtu dhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë”, tha ai.

Ambasadori nënvizoi se, Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë antikorrupsion përfshirë propozimin për direktivën për të luftuar korrupsionin.

“Duke filluar nga ky vit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi u përfshinë gjithashtu edhe në raportet e BE për sundimin e ligjit, duke i vënë ato në të njëjtin nivel me shtetet anëtare, duke i ndihmuar ato që të identifikojnë dhe trajtojnë siç duhet këto probleme”, tha ai.

Për ashtu, shtoi Gonzato, “plani i ri i rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi të re për përforcimin dhe përshpejtimin e përpjekjeve antikorrupsion. Ky plan përfshin deri në 6 miliardë euro në huadhënie dhe grante me qasje në disa nga përfitimet që sjell anëtarësimi në BE si dhe në tregun e përbashkët. Por këto fonde varen nga reformat kyҫe të vendit dhe zbatimi i tyre. Prandaj po ndodh një dialog me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të parë këto fusha reformash dhe për të parë se ku do të arrihet ecuri. BE mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe për të punuar ngushtësisht me partnerët rajonalë, aktorët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile”.

4 institucione të pavarura të dretjësisë refuzojnë Komisionin
Deri tani katër institucione të pavarura të drejtësisë kanë refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e posacëm antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ata janë Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme, SPAK, Gjykata e Lartë dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. 

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali deklaroi në forum se sot askush në sallonin e zhurmshëm të politikës nuk ka imunitet, nuk ka amnisti, 

Organet e reja të drejtësisë që dalëngadalë, të sigurtë dhe në mënyrë progresive, aty-këtu ndoshta jo gjithmonë me ritmin e duhur, por gjithsesi në kahun e duhur, kanë mundur të lëvizin ujërat e ndenjura nga tradita e pandëshkueshmërisë.   Kush më shpejt dhe kush më vonë, e gjithë kjo hordhi e të keqes do të kalojë si në derën e Shën Pjetrit për të treguar xhepat apo bankat ku kanë fshehur paratë e vjedhura.
Kuvendi i Shqipërisë ka  krijuar Komisionin e posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian””, synimet e të cilit shkojnë që nga nevoja për të garantuar pakthyeshmërinë e reformave, e deri tek identifikimi se çfarë mund të bëjë edhe më mirë vetë Kuvendi për të asistuar institucionet e tjera.
 

Si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë premtoi se do të jetë e përkushtuar në rritjen e mbështetjes politike e parlamentare për institucionet e pavarura dhe të kontributit të tyre në luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë. 

Ora 09:30
PD kaos në Kuvend, Spiropali: Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit e shëmtuar

 Sot mbahet Forumi Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali tha se beteja e karrigeve në emër të karriges është shfaqje e shëmtuar.

“Axhenda politike dhe strategjia e gabuar e ca të paktëve nuk e ka reshtuar në krahun e duhur. Do ta mbaj ca kohë në zyrë atë kornizën e xhamtë me brenda copën e drunjtë që u hodh egersisht kundër meje e kuvendit të Shqipërisë e do e marr në shtëpi ta kem si kujtim të keq apo të mirë.

Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit është vetëm një nga shfaqjet e shëmtuara të dhunës që duhet patjetër të tejkalohet.”

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dasaret: 04/10/2024 16:03

    Nuk shoh ndonje sofistikim te krimit te korrupsionit, vecanerisht formes me te larte te tij -kapjes se shtetit. Ligje, vendime qeverie, per zhvatje te prones dhe parase publike, perfshire nga krimi i organizuar pjese e organizates korrupto-politike qe sot ka kapur maxhorancen, jame sheshit dhe haptazi. E vetmja gje qe duhet te beje, dhe duhet te beje sepse e detyron ligji por nuk e bejne, eshte te bejne hetime dhe ngrejne akuze ndaj Edi Rama, kreu i organizates dhe antareve te saj. Si dhe bandave satelite-kupto si ato te 5D neper organet vendore.

    Përgjigju
  • George: 03/10/2024 12:50

    Bravo Altin Dumani, por cojeni punen deri ne fund: hidhini hekurat kryekriminelit dhe kryhajdutit Sali Berisha.

    Përgjigju
    • Beni: 04/10/2024 09:20

      Populli i do tgjithe brenda

    • Mara emigrante ne Itali: 04/10/2024 09:03

      Nuk eshte drejtesia qe do populli .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?