Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Slloveni, ku do të jetë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale.
Në një video të publikuar, duket kryeministrit teksa zbret nga makina dhe me çadër drejtohet në vendin ku do të zhvillohet forumi.
Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.
Qeveria sllovene organizatore thotë se ky është Forumi i 18-të strategjik i Bledit
Lajmi kryesor:
Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin
M.T//ReportTv.al