TIRANË- Pas apelit të prindërve dhe “luftës” së tyre të pa ndalur, Prokuroria e Tiranë do të nisë hetimet për të zbardhur të vërtetës se si fëmija 1 vjeç është infektuar me HIV, në një kohë kur prindërit kanë rezultuar negativ. Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të nisë hetimet.
Me këtë vendim, prokuroria që më herët kishte shkuar pushimin e hetimeve, do të jetë e detyruar të ndjekë të gjitha procedurat për të shkuar në zbulimin e burimit të infektimit, që prindërit akuzojnë virusi është marrë në ambientet spitalore të QSUT.
Sot prindërit nuk jetojnë në Shqipëri pasi janë larguar për trajtimin e të voglit të tyre, por nuk e kanë ndaluar betejën ligjore në Shqipëri. Report Tv ka investiguar rastin dhe ka hedhur dritë mbi të gjithë rrugën e gjatë dhe të vështirë të fëmijës të shtruar në disa spitale, nga materniteti e deri te pediatria në QSUT.
Autoritetet në Shqipëri e kanë pranuar që fëmija mund të jetë infektuar në spital, por siç Report Tv ka raportuar, lëvizjet e tyre nuk shkojnë më tej për të zbuluar se ku dhe kur u infektua fëmija.
1-vjeçari rezultoi pozitiv pas disa analizave të njëpasnjëshme më 3 mars 2022, pas 5 muajve me shkëputje të shtrimit në spital.
E veshtire te gjendet pas gjithe kesaj kohe, por pune te mbare prokuroreve.
PërgjigjuHistoria e kesaj bebeje eshte e shkruar qe diten qe nisi dhe nuk eshte aspak vone per ta gjetur se ka lene gjurme neper kartela mjeksore . Po ashtu lufta e madhe e dy prinderve fatkeq me nje sistem te tere mjeksor, drejtesine dhe me keq akoma me shtetin qe na drejton jane te evidentuara qarte. Sa per ti uruar pune te mbare prokurorise mos u shqeteso se ne dore e kishin po nuk ju deshi.... se nuk e permned dot. Ata e kane bere nje zgjedhje duke lene shqiperine per ti dhuruar jeten femijes por nuk kane hedhur pas te drejten qe i takon femijes deri ne gjykatat nderkombetare