foto ilustruese

Kosovë/Futën foshnjën e vdekur në lavatriçe, flet babai: E morën copa-copa, është mizore! Spitali i Pejës shkarkon shefin dhe kryeinfermieren

23 Dhjetor 2022, 16:19| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 18:26

  • Share

KOSOVË- Spitali i Pejës ka njoftuar shkarkimin e shefit dhe kryeinfermieres në repartin e Gjinekologjisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një foshnje, e cila lindi e vdekur u fut në lavatriçe së bashku me çarçafët nga personeli i spitalit dhe doli e copëtuar.

Sipas njoftimit të spitalit, e gjitha është një ngjarje e rëndë dhe e pajustifikueshme, por spitali thekson se ka ndodhur nga papërgjegjshmëria e personelit dhe jo nga ndonjë plan dashakeqës.

Spitali ka lajmëruar se po merr masat e duhura për të hartuar një plan të ri të rekrutimit të punonjësve si edhe të përmirësimit të procedurave të brendshme organizmit, kjo për shkak se shefi i repartit u konsiderua i papërgjegjshëm.

Babai i foshnjës ka treguar për mediat kosovare se ai i ka parë punonjësit e spitalit kur e kanë marrë copa-copa dhe se nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha ‘copat’ e foshnjës së tij e se i ka marrë në një mënyrë mizore, brenda një kutie.

Një skandal i padëgjuar më parë dhe ngjarje e tmerrshme që tronditi opinion publik ndodhi në spitalin e Pejës të Kosovës. Një foshnjë e pajetë 32 javëshe, e mbështjellë me çarçafë u fut në lavatriçe, duke dalë prej andej e copëtuar. Për Indeksonline, babai i foshnjës tha se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta dorëzojë trupin e pajetë të foshnjës. Ngjarjen e ka konfirmoi më pas edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

 

Ora 18:07
Futën foshnjën e vdekur në lavatriçe bashkë me çarçafët, flet babai: I kemi parë copa-copa duke e nxjerrë! E morëm në një kuti, në mënyrë mizore

Një ngjarje e pa precedentë dhe horror u raportua se ka ndodhur pak ditë më parë në spitalin e Pejës të Kosovës, ku një foshnjë e pajetë 32 javëshe, e mbështjellë me çarçafë u fut në lavatriçe, duke dalë e copëtuar.

Babai i foshnjës thotë se nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha ‘copat’ e foshnjës së tij dhe se i ka marrë në një mënyrë mizore, brenda një kutie.

“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej mos kontrollit dhe papërgjegjësi së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në makinë sa ka nejt nuk e di, por mbasi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, komplet copë-copë, sikur kafshata-kafshata. Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë.

E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe  e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë”, ka thënë babai i foshnjës në një intervistë për “Gazeta Express”.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?